LATEST NEWS

20 years of support to VET in Albania – Keeping you on track

16.09.2014

Whilst AlbVET, the major SDC supported project forMore


Policy Development in VET – The perspective of an upright article

16.09.2014

A new article on Albanian Vocational Education andMore


Manual on Coaching for Employment: a path to labor market insertion

10.09.2014

A new manual on Coaching for Employment approach wMore





Built by Gorani.net

.AL Domain

28.09.2012 14:02 Age: 2 yrs

Arsimi dhe Formimi Profesional: Rritet vala e interesit


Në dy vitet e fundit, nxitja dhe promovimi për AFP-në  ka qenë e vazhdueshme nga të gjithë aktorët e përfshirë në këtë fushë. Me fillimin e vitit të ri akademik, rezultatet e këtij promovimin dhe besimit në AFP, tashmë janë bërë të dukshme. Regjistrimi i madh i nxënësve dhe trajnimet intensive për mësimdhënësit janë dy tregues të qartë të kësaj pune në shkollën "Beqir Çela" në Durrës.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Z. Myqerem Tafaj vizitoi këtë shkollë të premten në mëngjes, për të parë se si mësuesit dhe instruktorët po trajnohen për modulin e ri "Projektimi, llogaritja  dhe instalimi i sistemeve diellore".

"Jam këtu për të shprehur mbështetjen time për trajnimin e këtyre mësuesve dhe për të parë se si po ecin nxënësit me modulet e ofruara më parë nga metoda e re", - deklaroi ministri për mediat. – Sic edhe e shihni, kjo është teknologji moderne në sistemin diellor, për të cilin ka shumë si  industria e ndërtimit, ashtu edhe bizneset dhe indivitët. Mbështetja e shkëlqyer e qeverisë zvicerane ka mundësuar që shkollat ku bëhen specializimet e përparuara në termo-hidraulikë të pajisen me të gjitha keto mjete moderne, për të trajnuar mësuesit tanë se si t'i përdorin ato, dhe për të mundësuar që kjo njohuri, tëpërcillet pastaj tek nxënësit tanë. Këta, në këmbim do të bëhen një kontigjent mjaft cilësor dhe i përgatitur për tregun e punës. Kjo përqasje është interesante për ne, e jam i sigurt se do të jetë gjithashtu e dobishme dhe tërheqës edhe për biznesin "

Kjo nuk është hera e parë që zoti Tafaj viziton trajnimet e organizuara nga AlbVET. Me interesimin dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm në AFP, ai ritheksoi për publikun përmes mediave arsyet përse po i  kushtohet vëmendje arsimit profesional: "Sepse është një prioritet për ne, sepse rrit shanset e punësimit për të rinjtë, sepse u mundëson atyre të fitojnë aftësi të mira dhe sepse arsimi profesioal i përgjigjet më së miri kërkesave së tregut të punës ", - deklaroi ai në mjediset e praktikës së termo-hidraulikës së shkollës “Beqir Cela”, ku mësuesit dhe instruktorët e shkollave të mbështetura nga AlbVET janë duke u trajnuar për përqasjen e “Të nxënit me bazë projekti”

Ministri diskutoi gjithashtu për rritjen e papritur të regjistrimeve në Shkollën Profesionale në Durrës, e cila tani shkon paralel me nevojën për më shumë mësues në këtë shkollë. Me rreth 450 nxënës të regjistruar në vitin e parë, kjo shkollë shënon tashmë rritjen e parë domethënëse për  regjistrimin e nxënësve në një shkollë profesionale. Këtë shtator ka pothuajse  28% nxënës më shumë sesa shtatorin e kaluar dhe shkolla e Durrësit po udhëheq shkollat e tjera profesionale, ku gjtihashtu ka një ndryshim pozitiv sa i përket regjistrimeve.

"Ne besojmë se më në fund, nxënësit dhe prindërit kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë e marrjes së një profesioni në shkollë, në mënyrë cilësore  dhe me mundësinë për të fituar aftësi për të hyrë në tregun e punës në një fazë të hershme. Jemi të kënaqur me të vërtetë, Arsimi dhe Formimi Profesional po bëhen vërtet tërheqës. Kemi një rritje totale prej 110 nxënësve të regjistruar në shkollat e AFP-së në vend,  në krahasim me vitin e kaluar. Ky është një lajm i shkëlqyer për ne, për shkollat, për nxënësit, për projektet mbështetëse dhe për ekonominë. Tashmë kemi shansin të kemi më shumë nxënës, më shumë aftësi e më shumë cilësi në tregun e punës ", - thotë Dorina Rapti, përgjegjësja për Arsimin Profesional në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Ndërkohë, në takimin e Durrësit, Ministri shprehu edhe gatishmërinë e tij për të mbështetur ekipin e AF në MASH dhe projektinAlbVET për finalizimin e hapave të nevojshëm për fillimin e rotacionit të nxënësve për nivelin e specializimeve të avancuara. Në këtë fazë, e cila fillon të hënë, më 1 tetor, nxënësit e 10 shkollave të mbështetura nga AlbVET në instalimin e sistemeve termo-sisteme hidraulike, do të udhëtojnë, akomodohen dhe studiojnë në 4 shkolla të përzgjedhura, si "Qendra Kompetence" në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Lushnjë . Në këto shkolla, nxënësit e nivelit të tretë në sistemin e ri 2 +1 +1 do të specializohen përkatësisht për: teknikat e ngrohjes, instalimin e komplekseve sanitare, panelet diellore dhe klimatizimin.

AlbVET mbështet profilin e termo-hidraulikës në të gjitha nivelet në 10 shkolla profesionale, përmes metodës së “Të nxënit bazuar në projekte”., mbështetje e cila përfshin zhvillimin e kurrikulit të vecantë, përgatitjen e matërialeve mësimore, trajnimin e mësuesve dhe instruktorëve, pajisjen me bazën matëriale, ishujt mësimore, mjetet e konsumit, metodë të re provimi përfudimtar, etj.

AlbVET është në fazën e tij të tretë. Aktualisht, metoda e sjellë nga ky projekt numëron rreth 1100 nxënës përfitues në të gjithë Shqipërinë.